Sarri nuk e fal për gafën në kampionat, trajneri i Lacios merr vendimin drastik për pasuesin e Strakoshës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 18, 2022 | 14:24


Sarri nuk e fal për gafën në kampionat, trajneri i Lacios merr vendimin drastik për pasuesin e Strakoshës

Aventura e Luis Maksimianos nuk nisi në mënyrën më të mirë të mundshme, teksa portieri në ndeshjen e parë të kampionatit në Serinë A la Lacion me 10 lojtarë ndaj Bolonjës, pasi preku topin me dorë jashtë zonës së rreptësisë, 5 minuta nga debutimi i tij me fanellën bardhekaltër.

MAKSIMIANO

Sipas asaj që raporton e përditshmja sportive italiane “La Gazzetta dello Sport”, 23-vjeçari portugez, i cili ishte projektuar portieri i kryeqytetasve për Serinë A do të jetë gardian vetëm për Kupën e Italisë duke i lënë vendin Ivan Provedelit, i cili do të jetë portier i parë i skuadrës bardhekaltër.

Maksimiano u transferua në këtë sesion të merkatos verore nga Granada te Lacio duke qenë edhe si pasues i Strakoshës.

BRIAN KRISTO – PANORAMASPORT.AL