Sarri ndez derbin me Murinjon: Vendi i dytë për Romën do të ishte zhgënjim

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 13, 2022 | 18:16


Sarri ndez derbin me Murinjon: Vendi i dytë për Romën do të ishte zhgënjim

Starton kampionati italian dhe bashkë me të edhe thumbimet e zakonshme mes skuadrave rivale. Sigurisht, nuk mund të mungonin shkëndija mes ekipeve të Romës dhe të Lacios, me Murinjon i cili ka hedhur dorashkën e sfidës dhe me Sarrin i cili nuk ka vonuar të përgjigjet.

sarri murinjo

Murinjo deklaroi i pari se Lacio kishte shpenzuar ndaj ishte një skuadër e ndërtuar për të luftuar për titullin kampion. Sarri, pas thuajse tre muajsh heshtje, është shfaqur sot para gazetarëve dhe në fjalët e tij të para, i është përgjigjur pikërisht Murinjos.

“A kam trysni nga merkato? Jo, kam bërë kërkesa në bazë të asaj që pretendon klubi. Nuk ndjej përgjegjësi. Murinjo thotë që ne kemi shpenzuar dhe jemi skuadër në luftë për titullin? Ne nuk kemi shpenzuar, ne kemi investuar. Nëse është dikush që ka shpenzuar janë ata, ne kemi investuar te të rinjtë. Falënderojë Zhoze për besimin, shpresoj që ta kënaq. Por pikërisht se kam besim them se vendi i dytë i Romës do të ishte një zhgënjim”, deklaroi Sarri para gazetarëve, duke ia kaluar kështu përsëri topin Murinjos në një duel në distancë që duket se po ndizet pa filluar kampionati.

PANORAMASPORT.AL