Sarri: Napoli nuk është skuadër perfekte, ja defekti i skuadrës sime

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 29, 2017 | 18:40

Sarri: Napoli nuk është skuadër perfekte, ja defekti i skuadrës sime

Edhe pse ka vetëm një barazim në 11 javët e para, duke shënuar të gjitha të tjerat fitore, Mauricio Sarri nuk është plotësisht i kënaqur me Napolin e tij. Pas fitores 3-1 ndaj Sasuolos, deklarata e teknikut bëri bujë në mediat italiane.

mauricio sarri

“Është e vërtetë që jemi paraqitur mirë këto javë. Kemi bërë shumë ndeshje të mira, dhe është e vërtetë që ne kërkojmë të fitojmë titullin. Kemi dominuar në të gjitha ndeshjet, por defekti është se pësojmë gol shumë lehtë. Duhet ta rregullojmë këtë gjë, pasi e pranoj që nuk jemi perfektë. E vërtetë që kemi marë 31 pikë nga 33, por ende nuk kemi diferencë nga kundërshtarët. Nuk kemi ende asgjë të sigurt” – përfundoi tekniku i Napolit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"