Sarri me zgjedhje të detyruara në Europë, Muriqi ka shansin e fundit me Lacion

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 24, 2021 | 11:06

Sarri me zgjedhje të detyruara në Europë, Muriqi ka shansin e fundit me Lacion

Lacio do të ndeshet mbrëmjen e nesërme me Lokomotiv Moskën në Rusi në një sfidë mjaft të rëndësishme për rrugëtimin e bardhekaltërve në Ligën e Europës.

muriqi sarri

Kjo do të jetë një sfidë e ndërlikuar dhe për sulmuesin shqiptar, Vedat Muriqin i cili pritet të ketë shansin e fundit ditën e nesërme për të treguar vlerat e tij.

27-vjeçari është jashtë planeve të Sarrit, por dëmtimi i Imobiles e bën të detyruar një aktivizim të sulmuesit të Kosovës.

Muriqi u transferua te Lacio vitin e kaluar nga skuadra e Fenerbaçes ku nuk ka arritur të lërë asnjë gjurmë, duke marrë parasysh se për kartonin e tij bardheklatrit shpenzuan afro 20 milionë euro.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"