“Sarri më i mirë se Konte”, flet Zeman: Shkarkimi i Xhampaolos nuk ishte i drejtë nga Milani, por…
Zdenek Zeman është ndalur të flasë për situatën aktuale në Serie A, teksa ka folur për disa nga çështjet me të diskutuara në ditët e fundit.
Në një intervistë të dhënë për “Il Messaggero”, ish-trajneri i Romës ka folur për trajnerët e Interit dhe Juventusi: “Sarri është një trajner i mirë. Edhe pse te Juventusi ia dalin të fitojnë të gjithë. Ai është përshtatur me lojtarët që ka, më pëlqen, por nuk është ai i Napolit. Sarri apo Konte? Unë mendoj Sarri, por ai i Napolit. Te Juvja i duhet më shumë kohë, ai kërkon të luajë me një prekje dhe duhet të mësojë edhe pjesën tjetër me këtë, për mënyrën se si lëvizin në fushë.”, theksoi Zeman.
Gjithashtu ai foli për Fonsekën, dhe shkarkimin e Xhampaolos nga Milani: “Fonseka si unë? Ky është një ofendim për lojën time. Ai u krahasua me mua vetëm sepse pësonte shumë gola. Përveç problemeve të lojës, shkaku kryesor është edhe mungesa e përgatitjes gjatë verës. Shkarkimi i Xhampaolos dhe Di Françeskos? Nuk ishte e drejtë. Por gjithmonë ndodh kështu. Drejtuesit i zgjedhin ato por nuk iu japin kohën e duhur për të punuar të qetë. Milani mori disa pikë, ndërsa situata e Sampdorias është akoma më shqetësuese.”, përfundoi 72-vjeçari.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"