Sarri mbron Strakoshën pas në Ligën e Europës, Elseid Hysaj ishte më i miri i prapavijës së kaltër

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 17, 2021 | 11:35

Sarri mbron Strakoshën pas në Ligën e Europës, Elseid Hysaj ishte më i miri i prapavijës së kaltër

Ndërsa trajneri Mauricio Sarri kishte vendosur që të rikthente në skenë portierin shqiptar pas një mungese mjaft të gjatë, ishte Strakosha që nuk e shfrytëzoi rastin e duhur për të fituar besimin e “bosit” të tij, por në të njëjtën kohë duke i rritur direkt edhe më shumë vlerat Reinës. Gjithsesi, nëse në fund media italiane e masakroi 26-vjeçarin, duke i dhënë në kor notën 4, ishte trajneri Sarri ai që i jep kurajë.

Sarri Lacio

“Ka pak për të thënë për atë episod. Është një gabim, por në fund të ndeshjes, Tomasit i dhashë thjesht një dorë mbi shpatulla, pasi mund ta kuptoj se sa i mërzitur dhe i zhgënjyer mund të jetë një portier, kur gafën që vendos ndeshjen, e bën ai. Një gabim nga Strakosha nuk më njollos mua idenë për ndeshjen që ai dhe e gjithë skuadra bëri. Fatkeqësisht e falëm vetë fitoren, por ka ende kohë për të rikuperuar”, përfundoi trajneri i Lacios.


HYSAJ SUPER – Përveç Strakoshës, dje për italianët luajti titullar për 90 minuta edhe Elseid Hysaj. Mbrojtësi, edhe pse mendohej se mund të pushonte në pritje të ndeshjes së radhës në kampionat, nuk u kursye nga Sarri, i cili e konfirmoi në korsinë e majtë lojtarin e përfaqësueses sonë, që meritoi notën 6 në fund:

Hysaj Lacio

“Elseidi ishte më pozitivi i prapavijës së Lacios, ndonëse aksioni që çoi Gallatasarajin të godiste traversën nisi nga krahu i tij. Mund dhe duhet të japë më shumë, duke qenë se është ai që deri tani te Lacio njeh më shumë idetë e futbollit të Sarrit dhe se çfarë kërkon trajneri për të bërë në fushë”.

Përgatiti: JETON STAMOLLA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"