“Sarri, më mirë te Napoli”, flet Pjaniç: Lioni ishte i lodhur, ja çfarë duhet të bëjë Juvja për të fituar në Europë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 7, 2020 | 23:36

“Sarri, më mirë te Napoli”, flet Pjaniç: Lioni ishte i lodhur, ja çfarë duhet të bëjë Juvja për të fituar në Europë

Miralem Pjaniç luajti ditën e sotëm ndeshjen e fundit me Juventusin, dhe pas eliminimit të bardhezinjve nga Liga e Kampioneve, aventura e mesfushorit në Itali mbyllet dhe do të vazhdojë të luajë me Barcelonën.

Miralem.Pjanic.Juve.2020.21.750x450

Në prononcimin e dhënë pas ndeshjes me Lionin, boshnjaku u shpreh se kundërshtari ishte i lodhur por bardhezinjtë nuk ia dolën të shënonin golin e  3-të. Gjithashtu ai foli edhe për Sarrin, për të cilin u shpreh se ishte ndryshe te Napoli.

“Është një zhgënjim shumë i madh për ne, pasi donim të kalonim në çerekfinale. Kishim gjithçka në dorë, por e filluam shumë keq ndeshjen, por megjithatë ne përsëri ishim në lojën tonë. Ne na mungoi vetëm një gol, kundërshtari ishte shumë i lodhur. Unë dëgjova Bonuçin të fliste për kampionatin e 9-të të fituar, por ky klub duhet të synojë për shumë më tepër.

Muajt e fundit nuk kanë shkuar ashtu siç i kisha menduar. Nuk i di arsyet. Unë shpresoja të luaja më shumë, por ato ishin zgjedhjet e trajnerit dhe duhet t’i pranoja. Te Napoli Sarri tregoi diçka më të mirë, ekipi i tij luante më bukur dhe ishin të gjithë të përfshirë. Këtë vit ne kishim shumë vështirësi. Ndoshta për faktin se luanim një futboll tjetër nga herët e kaluara. Në Europë ky klub duhet të bëjë më shumë, të synojë të fitojë. Për të arritur të fitosh duhet të kesh të gjithë në dispozicion, vitet e fundit nuk ka ndodhur.”, u shpreh Pjaniç.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"