Postuar: Shkurt 23, 2021 | 23:48
Sarri gati të nisë aventurën e re, takohet me drejtuesit e klubit të Serisë A
Mauricio Sarri u shkarkua nga Juventusi pas përfundimit të sezonit të kaluar, teksa nga ajo kohë vazhdon të jetë pa një skuadër. Emri i teknikut italian është lidhur me disa skuadra, por një marrëveshje nuk është arritur ende.
Sipas raportimeve të fundit, trajnerin mund ta shikojmë në stolin e Fiorentinës. Sipas asaj që raporton “Corriere Fiorentino” Sarri ka pasur ditën e djeshme një takim me drejtues të klubit vjollcë, me këta të fundit që po përpiqen ta bindin të marrë drejtimin e skuadrës nga Firence, e cila momentalisht ndodhet në një situatë të vështirë.
Skuadra tashmë drejtohet nga Çezare Parndeli, i cili u emërua vetëm pak kohë më parë, por as ai nuk ka mundur dot të ndryshojë situatën e rezultateve.
PANORAMASPORT.AL
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/
