Sarri gati të marrë drejtimin e ekipit të ri, marrëveshja është shumë afër për kontratën me…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 29, 2020 | 23:48

Sarri gati të marrë drejtimin e ekipit të ri, marrëveshja është shumë afër për kontratën me…

Mauricio Sarrin shumë shpejt mund ta shikojmë në stolin e një skuadre. Tekniku italian u shkarkua nga Juventusi pas eliminimit nga Liga e Kampionëve nga Lioni.

sarri.juve.2019.201.750x450

Megjithatë përveç shkarkimit, Sarri është ende në kontratë me Juventusin, e cila skadon pas 2 viteve dhe italiani vazhdon të paguhet nga kampionët e Italisë. Sipas asaj që raporton “La Stampa” marrëveshja për ndërprerjen e kontratës mes Juventusit dhe Sarrit është shumë afër.

Thuhet se trajneri dëshiron të nisë një aventurë te re në drejtimin e një skuadre dhe ka pranuar prishjen e kontratës. Skuadra favorite për t’i besuar stolin Sarrit është Fiorentina, që e ndjek prej kohësh së bashku me Romën, por me rezultatet e fundit nga verdhekuqtë, është vendosur të vazhdohet me Fonsekën.

Shumë shpejt ish-trajnerin e Juves pritet ta shikojmë në stolin e Fiorentinës, që po mendon shkarkimin e Iakinit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"