Sarri flet para ndeshjes ndaj Milanit, tregon zëvendësuesit e De Ligtit dhe Dibalës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 6, 2020 | 17:10

Sarri flet para ndeshjes ndaj Milanit, tregon zëvendësuesit e De Ligtit dhe Dibalës

Milani pret Juventusin në “San Siro” pas një forme mjaft të mirë në kampionat ndeshjet e fundit. Trajneri i bardhezinjve Mauricio Sarri beson se kuqezinjtë janë një kundërshtar shumë i vështirë.

DIBALA

“Milani gjithmonë na ka vënë në vështirësi këtë sezon. Për më tepër të luash kundër Milanit në këtë moment është shumë e ndërlikuar. Ata janë në formë dhe këtë e vërtetuan edhe në ndeshjen ndaj Lacios. 7 pikë plus në rënditje ësëhtë një avantazh i shkëlqyeshëm, por edhe gabimet mund të bëhen fare lehtë.

De Ligt dhe Dibala do mungojnë për shak se kanë plotësuar numrin e kartonave, dhe sipas Sarrit, Rugani dhe Higuain me shumë mundësi do jenë zëvendësuesit e tyre: “Këto janë dy zgjidhjet më të dukshme por ende nuk kemi vendosur asgjë. Kelini dhe Aleks Sandro po stërviten me grupin, por nuk janë ende gati”, tha Sarri. Në “San Siro” Higuain  me shumë mundësi mund të luajë si startues: “Ai është më mirë fizikisht . Ne gjithmojmë e ngacmojmë në stërvitje që ai ka nevojë për një partner të fortë për të dhënë më të mirën”, tha ndër të tjera Sarri.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"