Sarri drejt Romës, një tjetër futbollist i Kombëtares pritet t’i bashkohet skuadrës kryeqytetase

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 20, 2021 | 18:05

Sarri drejt Romës, një tjetër futbollist i Kombëtares pritet t’i bashkohet skuadrës kryeqytetase

Mediat pranë skuadrës së Romës kanë bërë me dije se Fonseka do të largohet nga drejtimi i kryeqytetasve në përfundim të këtij sezoni dhe pasuesi i mundshëm i tij është Mauricio Sarri.

sarri

Kësisoj, me trajnerin e preferuar për Hysajn, Roma bëhet një nga pistat më të mundshme edhe për mbrojtësin e Kombëtares për sezonin e ardhshëm.

hysaj

Hysaj do të bashkohej me Kumbullën në kryeqytet dhe me trajnerin që i besoi që në hapat e parë të karrierës tek Empoli. Për shërbimet e mbrojtësit të djathtë është interesuar edhe Milani e Lacio në Itali, si dhe të tjera klube europiane.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"