Sarri drejt rikthimit në stol, zbulohet dy klubet që duan ta marrin ish-trajnerin e Juventusit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Tetor 19, 2020 | 23:43


Sarri drejt rikthimit në stol, zbulohet dy klubet që duan ta marrin ish-trajnerin e Juventusit

Mauricio Sarri është ende i papunë, që nga shkarkimi nga stoli i Juventusit në fund të sezonit. Megjithatë trajnerin italian shumë shpejt mund ta shikojmën në stolin e një skuadre.

SARRI

Janë dy klube të Serisë A në fakt që po mendojnë t’i besojnë drejtimin e skuadrës Sarrit. Bëhet fjalë për Romën dhe Firoentinën. Këta të fundit nuk po kalojnë një periudhë të mirë rezultatesh dhe kjo i ka bërë drejtuesit të mendojnë për ndryshimin e trajnerit dhe i pari në listë për të marrë drejtimin e skuadrës është Sarri.

Më ndryshe është situata te Roma, me drejtuesit që po mendonin për shkarkimin e Fonsekës, pas rezultateve aspak të mira në fillim, por situata ka ndryshuar me ndeshjet e fundit, ku Roma ka bindur me rezultate dhe lojë.

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com