Sapo fitoi titullin kampion, Mbape shqetëson Real Madridin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 3, 2020 | 22:57

Sapo fitoi titullin kampion, Mbape shqetëson Real Madridin

Kilian Mbape mund të qëndrojë te PSG-ja.
MBAPER
Media prestigjioze e futbollit europian “L’Equipe” raporton së fundmi se 21-vjeçari po merr në konsideratë mundësinë për të rinovuar kontratën me kampionët e saposhpallur të Francës.

Mësohet se Mbape do të përfitojë një rrogë të barabartë me yllin tjetër të skuadrës pariziene Nejmar.

3 tituj kampionë radhazi me PSG-në po e kënaqin pa masë Mbapenë, i cili kërkohet me këmbëngulje nga Real Madridi. Tashmë spanjollët duhet të shpejtojnë hapat për të siguruar superyllin francez për sezonin e ardhshëm.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"