Sanksionet vazhdojnë, Maratona e Bostonit ndalon pjesëmarrjen e atletëve nga Rusia dhe Bjellorusia

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 7, 2022 | 20:50

Sanksionet vazhdojnë, Maratona e Bostonit ndalon pjesëmarrjen e atletëve nga Rusia dhe Bjellorusia

Maratona e Bostonit, një nga evenimentet më të mëdhenj të atletikës botërore ka ndaluar pjesëmarrjen e atletëve rusë dhe bjellorusë në edicionin e këtij viti.

merlin_170462463_dc158e56-d218-4586-9be6-970e6ec2cd8b-mobileMasterAt3x

Vendimi është zyrtarizuar nga organizatorët e eventit, dhe shihet si një tjetër sanksion ndaj Rusisë nga bota e sportit, në eventin që do të zhvillohet në datën 18 prill.

Pavarësisht kalimit të fazës kualifikuese për të marrë pjesë në event, 63 atletëve nga Bjellorusia dhe Rusia i është mohuar e drejta e pjesëmarrjes nga 30 mijë garuesit e përzgjedhur. Duke e bërë përjashtimin e tyre një tjetër mesazh ndaj sulmit rusë në Ukrainë.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"