Sanja: Do largohem nga Arsenali

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 30, 2014 | 15:20

Sanja: Do largohem nga Arsenali

SanjaMarrëveshjes së tij me Sitin i mungon vetëm firma, por lamtumirën zyrtare nga Arsenali, Bakari Sanja, nuk e kishte dhënë ende. E bëri dje përpara shtypit britanik. “Nuk është më një sekret që unë do të largohem nga Arsenali. U përpoqa të bëj një përpjekje për të rinovuar, por ajo rezultoi e dështuar. Kam marrë shumë telefonata, por deri tani nuk kam vendosur ende asgjë. Do vendos përpara Botërorit”, – deklaroi mbrojtësi 32-vjeçar. Venger i ofronte vetëm 80 mijë paund në javë për të rinovuar, ndërsa Siti i ofron 150 mijë paund. Në Angli thuhet se francezi ka kryer edhe vizitat mjekësore me kampionët.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"