Sane zbarkon në Mynih, Guardiola: Shkoi në një klub të madh, donte të largohej

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 2, 2020 | 13:02

Sane zbarkon në Mynih, Guardiola: Shkoi në një klub të madh, donte të largohej

Zyrtarizimin e transferimit të Leroi Sanesë te Bajerni i Mynihut e mbajnë peng vetëm detajet e fundit. Sulmuesi i Mançester Sitit fluturoi drejt Mynihut që mbrëmjen e djeshme dhe sot pritet të përfundojë vizitat mjekësore me kampionët e Gjermanisë. I transferuar për më pak se 50 milionë euro, 24-vjeçari do të firmosë një kontratë 5-vjeçare me bavarezët, nga e cila do të përfitojë rreth 17 milionë euro në sezon, 3 milionë më pak se lojtari më i paguar i klubit, Robert Levandovski. dwight-yorke-tak-ada-salahnya-man-united-datangkan-leroy-sane

Pep Guardiola jep bekimin e tij për transferimin e Leroi Sanesë te Bajerni i Mynihut. “Duket se ka përfunduar. Kanë mbetur vetëm disa detaje të vogla. Ne i urojmë atij gjithë të mirat në kapitullin e ri”, tha trajneri i Mançester Sitit në videokonferencën për shtyp përpara ndeshjes së sotme me Liverpulin.

“Ai do të nisë një kapitull të ri në një klub fantastik si Bajerni i Mynihut. Ai donte që të largohej. Të gjithë kanë jetën e tyre dhe ai vendosi të lëvizë. Unë do kisha dashur që të qëndronte, por ai besonte se do të ishte më mirë dhe më i lumtur atje”, shtoi tekniku katalanas.

KLOP – Sot në “Etihad”, “Qytetarët” do të përpiqen të shkurtojnë diferencën e thellë të pikëve me kampionët e Liverpulit, për të rishpallur kandidaturën e rivales së parë të “Reds”-ave për titullin e sezonit të ardhshëm. “Në sport ti duhet të provosh veten çdo herë. Ne jemi shumë të kënaqur me atë që kemi bërë dhe atë që po bëjmë, por me sportistët nuk mjafton asnjëherë. E shkuara është e shkuar. Ajo që kemi bërë mbetet në shpirtin tonë dhe kujtime, por spektakli duhet të vazhdojë.guardiola klop

Ne duhet të bëjmë që Liverpuli ta ndiejë prezencën tonë sezonin e ardhshëm”, shtoi Pep, i cili ka një mesazh edhe për kolegun e tij Jyrgen Klop: “Nuk e njoh shumë mirë, por e admiroj mënyrën se si skuadrat e tij luajnë futboll. Është një dhuratë për botën, një trajner që luan pozitivisht për të shënuar dhe ky lloj menaxheri ndihmon shumë. Ai dëshiron të fitojë, unë dua të fitoj dhe kur përfundon ndeshja, mbaron gjithçka. Ai është kolegu im sigurisht dhe dua të kem një marrëdhënie të mirë me kolegët”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"