Sane nuk mjafton te Bajerni, Flik ka një tjetër kërkesë. Drejtuesit ia mohojnë sepse mungojnë paratë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 6, 2020 | 18:42

Sane nuk mjafton te Bajerni, Flik ka një tjetër kërkesë. Drejtuesit ia mohojnë sepse mungojnë paratë

Leroi Sane erdhi, por ylli gjerman duket se nuk i mjafton trajnerit Hansi Flik për sezonin e ri. Tekniku bavarez mësohet t’u ketë kërkuar drejtuesve të klubit një tjetër sulmues krahu. Duket se Kingslei Koman, Serge Gnabri dhe Leroi Sane nuk janë të mjaftueshëm për 55-vjeçarin, por kjo gjë vështirë të ndodhë, pasi klubi kërkon të mos lërë një njollë të zezë në financat e tij për vetë faktin se ndodhemi në një kohë pandemie dhe kolapsi. Një transferim tjetër si ai i Sanesë do të ishte fatal për ekonominë e klubit.

sane

MUNGOJNË PARATË – Bajerni po mendon seriozisht se si t’i mbushë arkat, kjo ka bërë që David Alaba të mos konsiderohet më si i pashitshëm nga gjermanët, edhe pse një interesim konkret për të dhe shokun e tij të skuadrës, Tiago Alkantara, nuk ka. Salihamixhiç mësohet t’i ketë thënë trajnerit se për momentin duhet të punojë me ata lojtarë që ka në dispozicion. Një nga ata është edhe talenti 19- vjeçar Oliver Maier, ky i fundit ka ardhur nga akademia e Bajernit dhe pritet të jetë protagonist me skuadrën e parë.

SANE – Sipas Salihamixhiçit, Leroi Sanesë i duhet ende kohë për të arritur formën e tij optimale. “Ai ka nevojë për më shumë kohë, vjen nga një dëmtim i rëndë. Ka qëndruar shumë kohë pa luajtur. Kur kam qenë lojtar, kam pasur të njëjtin dëmtim dhe mund të them se është një dëmtim që nuk kalon lehtë. Kur nis stërvitjen, ke shumë mangësi të cilat korrigjohen me kalimin e ditëve. Në ndeshjen e luajtur me U-19, u pa qartë se Sane mund të vrapojë pa probleme, por ajo që la për të dëshiruar ishin situatat e dyluftimeve.SANE LEROI

Të gjithë e dimë që në kampionat askush nuk fal asgjë, ndaj deri atëherë ai duhet të kthehet më i fortë fizikisht. Jam i bindur që me të në fushë, gjithçka do të jetë më e lehtë”, tha drejtori sportiv i kampionëve të Gjermanisë. Kujtojmë që ishte pikërisht Salihamixhiç ai që bëri të mundur transferimin e Sanesë nga Mançester Siti te Bajerni për vetëm 50 milionë euro. Leroi është duke u stërvitur me shokët e skuadrës prej dy javësh dhe pritet të jetë gati për javën e parë të kampionatit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"