Sane dhe Haverc gati të kalojnë te Bajerni, ja si ndryshojnë kampionët sezonin e ardhshëm

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 28, 2019 | 23:41

Sane dhe Haverc gati të kalojnë te Bajerni, ja si ndryshojnë kampionët sezonin e ardhshëm

Bajerni i Mynihut vazhdon të shpresojë për ardhjen e Leroi Sanesë në janar. Sipas një shkrimi të publikuar nga “Bild” pak ditë më parë, lojtari kishte shprehur dëshirën e tij për të ardhur në Mynih që në janar. Anësori i majtë që luan për Mançester Sitin në Angli është duke kryer fazën e riaftësimit pas operacionit të kryer në gusht. 

media.media.9c805575-349f-45e7-8947-cdd05df8704b.original1024

Sane u dëmtua në ndeshjen e Superkupës me Liverpulin duke bërë që kalimi i tij në Mynih të dështonte pak orë para se të zyrtarizohej. Në Mynih, gjithsesi nuk u dorëzuan kurrë edhe pse drejtuesit morën dy lojtarë të rinj në verë, Filipe Kutinjon dhe Ivan Perisiç, për të zënë vendin e lënë bosh nga Arjen Roben dhe Frank Riberi. Dyshja e famshme i dha lamtumirë aventurës së tyre me Bajernin pas një epoke të suksesshme në Gjermani.

sane-1024x617

Tifozët në Mynih kërkojnë me çdo kusht gjermanin, i cili sipas lajmeve të fundit që vijnë nga Anglia, ka ndërruar mendje dhe do të zbarkojë në Mynih pasi të përfundojë sezoni. Ky vendim u shkon më për shtat kampionëve të Gjermanisë, të cilët do t’i paguajnë Sitit vetëm 85 milionë paund ose 99.8 milionë euro.

Ndryshe nga sa ishte rënë dakord në verë, ku transferimi i gjermanit do të kapte shifrën e 150 milionëve, duke përfshirë edhe bonuset. Kështu lojtari do të kryejë i qetë fazën e riaftësimit pa kthyer kokën nga merkatoja. Ndërkohë që rikthimi i tij në fushë parashikohet të ndodhë në fund të muajit shkurt.

kai-havertz-bayer-leverkusen-1559539179-22576

HAVERC “PO”, KUTINJO “JO”

Nuk është vetëm Leroi Sane në listën e drejtorit teknik, Hasan Salihamixhiç. Mesfushori i skuadrës së Bajer Leverkusen, Kai Haverc thuhet se u ka thënë “po” bavarezëve dhe pritet t’u bashkohet gjithashtu në verë. Skuadra më e titulluar në Gjermani ka nisur prej disa vitesh projektin për të krijuar një skuadër me lojtarë të rinj.

bajern

Hansi Flik, trajneri aktual i Bajernit, është marrë edhe më herët me këtë çështje kur ishte asistenti i Niko Kovaçit. Gjermani do t’i kushtojë Bajernit 100 milionë euro, një shumë e përballueshme duke parë që opsioni për të blerë (120 milionë euro) Filipe Kutinjon në verë nga Barcelona me shumë mundësi nuk do të përdoret.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"