Sançez lë pushimet, firmos me Arsenalin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 11, 2014 | 11:44

Sançez lë pushimet, firmos me Arsenalin

SancezMediat angleze kanë lajmëruar se Aleksis Sançez ka ndërprerë pushimet, pasi do i duhej të fluturonte drejt Londrës për të firmosur kontratën e re me Arsenalin. Ashtu siç pritej, “topçinjtë” kanë pranuar që të derdhin në arkat e Barcelonës plot 30 milionë sterlina. Sulmuesi nga Kili do të përfitojë nga marrëveshja e re 140 mijë sterlina në vit, po aq sa fiton edhe Mesut Ozil. Për Sançezin, Barcelona kishte marrë oferta edhe nga skuadra si Liverpuli dhe Juventusi. Mirëpo, sipas mediave, vetë lojtari ka preferuar aventurën londineze. Sipas akordit të ri, ai do të qëndrojë te “topçinjtë” për 5 vite. Përveç sulmuesit nga Kili, Arsen Venger ka arritur që të afrojë edhe një tjetër lojtar të rëndësishëm. Matjë Debush, mbrojtësi i krahut të djathtë i Njukasëllit, është blerë për 11 milionë sterlina nga “topçinjtë”. Paraqitja e shkëlqyer e francezit në Botërorin në Brazil ka bërë që Venger të nxitojë marrëveshjen.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"