“San Siro” thesar për Interin, 7 milionë euro në 3 ndeshje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 21, 2018 | 18:09

“San Siro” thesar për Interin, 7 milionë euro në 3 ndeshje

Shifrat që qarkullojnë në arkat e Interit, Zhang i sheh dhe me siguri një buzëqeshje i shpëton. 7 milionë euro është totali i arkëtuar nga klubi zikaltër në tri ndeshjet e para sezonale në “San Siro” (me Torinon e Parmën në kampionat dhe në Champions me Totenhemin).

inter

Përtej kufijve të sezonit të kaluar, kur zikaltrit e mbyllën kampionatin me 57 mijë tifozë si mesatare: pa rivalë në Itali. Flitet për 182.906 spektatorë në tri ndeshje: mesatarisht thuajse 61 mijë. Feta më e madhe e 7 milionëve vjen nga Champions-i: rreth 3.5 milionë u siguruan nga 64.123 tifozët prezentë në përmbysjen e Ikardit dhe Vesinos. “We are back” (“Jemi rikthyer”) lexohej në banderolën e koreografisë. E çfarë rikthimi…!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"