“San Siro” pranë ezaurimit të biletave, derbi drejtpërdrejt në 200 vende

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 21, 2019 | 12:24

“San Siro” pranë ezaurimit të biletave, derbi drejtpërdrejt në 200 vende

Shifrat ndoshta nuk do të tregojnë kurrë emocione, megjithatë diçka shfaqin. Thonë, zakonisht, se derbi i Milanos do të mbetet gjithmonë një eveniment i madh: përpara se të mësohet nëse yjet do të shkëlqejnë në fushë, “San Siro” është gati të shndrijë.SANSIRO

Diçka që vlen për të gjithë, pavarësisht nga ngjyrat që brenda një nate do të bashkohen në të njëjtin stadium prej më shumë se 70 mijë personash: 7500 vende për miqtë interistë, 65.000 për milanistët. Shifrat do të jenë të sakta vetëm sot në mbrëmje. Përpara hapjes, duke nisur nga ora 10:00, do të çelen biletaritë e impiantit për shitjen e biletave të fundit të disponueshme në sektorë të ndryshëm, me përjashtim të atyre në unazën e dytë jeshile.

Stadiumi është ezauruar, duke konsideruar kapacitetin standard, pasi nuk do të mund të zihen të gjitha vendet. Do të mbeten bosh 2400 ndenjëse, të zëna nga banderolat e sistemuara në unazën e tretë, si në vendet e ultrasve të Interit po ashtu edhe të Milanit. Vende që komiteti i sigurisë së stadiumit i ka mbuluar, sepse cilësohen të papërdorshme. Një masë paraprake strukturale për të zvogëluar problemin e vibracioneve që ka angazhuar Bashkinë e Mlanos dhe komisionin provincial të vigjilencës. Rekordi i arkëtimeve prej rreth 6 milionë eurosh i derbit të fundit, pra, do të jetë i paarritshëm.

SPEKTAKLI – Do të ketë raste të tjera për të numëruar paratë, pasi treguesit e pasionit janë të tjerë. Do të jenë momentet më të ndjera të shout madhështor: impianti i ri me drita “LED” (për herë të parë në funksion). Janë dashur 40 ditë dhe 356 punëtorë për ta realizuar. Për personat që do të marrin pjesë në spektakël, këshilla është të arrijnë në stadium përpara startit: kangjellat do të hapen në 18:45. Trafik i parashikuar edhe në aspektin e mediave. Ndeshja do të shpërndahet në 200 vende të botës dhe do të ndiqet nga 600 operatorë informacioni, nga të cilët 260 gazetarë, 40 fotografë dhe më shumë se 300 përgjegjës të produksioneve televizive. 26 telekamera do të filmojnë ndeshjen dhe tribunat.Milan-Inter foto

SPEKTATORËT VIP – Edhe prania e VIP-ave do të jetë e madhe në numër, me shumë kategori të përfaqësuara: ish-kampionë, si Van Basten, Stoiçkov, Ronaldo, Shmajkëll; Dida, Serxhinjo, Dezai, duke kaluar te presidenti i FIFA-s Xhani Infantino, skiatori Dominik Paris, top-modelja Bianka Balti dhe ish-ylli i tenisit Beker.

E ARDHMJA – Pas fundjavës, klubet do të rinisin punën për të zhvendosur magjinë jashtë “San Siros”, në një stadium po aq joshës, por edhe të ri, modern, shumë funksional. Kryebashkiaku i Milanos, Xhuzepe Sala, i është rikthyer temës: “Përtej lidhjes sime me ‘San Siron’ dhe dëshirën për ta ristrukturuar, nëse skuadrat synojnë një tjetër zgjidhje, duhen dëgjuar në respekt të rregullave”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"