“San Siro” nesër arenë e Ligës së Kampioneve, por atmosfera do të jetë e vakët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 18, 2020 | 21:10

“San Siro” nesër arenë e Ligës së Kampioneve, por atmosfera do të jetë e vakët

“San Siro” do të presë ditën e nesërme sfidën midis Atalantës dhe Valencias e vlefshme për raundin e 1/16 të Ligës së Kampioneve.

Atalanta-vs-Valencia-Champions-League

Sipas informacioneve nga mediat italiane, nesër në stadium do të jenë të pranishëm 43 mijë tifozë, nga të cilët 2400 do të vijnë nga Spanja për të mbështetur Valencian.
Duke patur parasysh kapacitetin e “San Siros” (rreth 80 mijë vende), ky takim i nesërm nuk do të ketë atmosferën e ndeshjeve të mëdha të Interit dhe Milanit. Fakti që takimi nuk luhet në Bergamo ka bërë që “San Siro” të mos ketë një numër të madh tifozësh.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"