“San Siro”, fortesa milaneze ra pas 46 sfidash/ Shikoni statistikat interesante të supersfidës Itali-Spanjë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 7, 2021 | 12:22

“San Siro”, fortesa milaneze ra pas 46 sfidash/ Shikoni statistikat interesante të supersfidës Itali-Spanjë

– 1122 ditë kishin kaluar nga hera e fundit që Italia shijonte humbjen. Djemtë e Roberto Mançinit i gjunjëzohen Spanjës, pasi këtë kishte mundur ta bënte vetëm Portugalia, 3 vite më parë me rezultatin 1-0 (10 shtator 2018, takim i vlefshëm për Ligën e Kombeve sërish).

medium_2021-10-06-a2c57ca259

– Përveç Serisë së 37 ndeshjeve pa humbje radhazi, dje Italia pa që të thyhej edhe fortesa “San Siro”. Në impiantin milanez, të kaltrit kanë luajtur 46 takime në histori, në të cilat nuk kishin humbur asnjëherë (32 fitore dhe 14 barazime).

– Që kur Roberto Mançini ka marrë drejtimin e kombëtares së Italisë (14 maj 2018), të kaltrit nuk kishin pësuar vetëm në një rast dy gola apo më shumë. Përpara Spanjës vetëm Franca në miqësoren e qershorit 2018 kishte mundur që të triumfonte 3-1.

– Leonardo Bonuçi dje luajti ndeshjen e tij numër 112 me kombëtaren e Italisë duke barazuar kështu legjendën Dino Xof, në vendin e shtatë të renditjes së përgjithshme të lojtarëve me më shumë prezenca.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"