Samson e Ouma jashtë planeve, klubi i Superiores konfirmon “divorcin”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 6, 2018 | 18:16

Samson e Ouma jashtë planeve, klubi i Superiores konfirmon “divorcin”

Samson Iliasu dhe Erik Ouma nuk do të jenë më pjesë e Kastriotit në sezonin e ri. Kështu bëhet e ditur nga burime pranë klubit të Kastriotit. Nga sa mësohet, stafi teknik ka vendosur që të mos e rinovojë kontratën me dy të huajt, të cilët u bënë pjesë e skuadrës krutane në merkaton e janarit. I pari erdhi në Krujë në formë huazimi nga Tirana, por nigeriani në 6 muaj që qëndroi te skuadra krutane u aktivizua vetëm në dy ndeshje si zëvendësues.

Kastrioti

Ndërsa i dyti që njihet me nofkën “Marselo”, jo vetëm që nuk luajti, por nuk u grumbullua kurrë. Me këto dy largime, shkon në katër numri i të larguarve nga radhët e krutanëve. Më parë, siç duket, kanë shkëputur marrëveshjet edhe shkodranët, Alis Boci dhe Abaz Karakaçi. Stafi teknik po punon me seleksionimet e skuadrës së sezonit të ri dhe nuk përjashtohet mundësia që në ditët në vijim të kemi të tjera “rrjedhje”, por jo vetëm, pasi paralelisht po punohet me rinovimet dhe po negociohet me futbollistë të ndryshëm, të cilët u nevojiten krutanëve për plotësimin e skuadrës.

ERIC-OUMA-1

Kriteri për sezonin e ri do të jetë mosha, ndërsa pjesa dërrmuese priten që të mos i kalojnë të 21-at. Synimi i drejtuesve është që të krijojnë një skuadër me lojtarë të denjë, që të mos rrezikojnë, por të jetë një surprizë në elitë. Kujtojmë që në planet e drejtuesve është edhe Marko Cetkoviç. Për malazezin klubi është gati që të ofrojë edhe një shumë të majme financiare. Ende nuk mund të flitet për akord, pasi në lojë për fantazistin është edhe Tirana.

Liridon Pasha

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"