Sampdoria arrin marrëveshjen e çuditshme me ish-trajnerin e Milanit, rrogën ia paguan… Torino

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 18, 2022 | 12:43

Sampdoria arrin marrëveshjen e çuditshme me ish-trajnerin e Milanit, rrogën ia paguan… Torino

Klubi i Sampdorias është shumë pranë zyrtarizimit të firmës me Marko Xhampaolon, një emër i cili bëri mirë me këtë skuadër para se të largohej në drejtim të Milanit. Një akord që pritet të zyrarizohet shumë shpejt, me një marrëveshje të çuditshme.

maldini xhampaolo

Trajneri do të firmosë si një futbollist në huazim, gjë shumë e veçantë dhe e çuditshme për këto nivele. Meqenëse ai është nën kontratë me Torinon, Sampdoria ka dashur garanci se do të bëjë detyrën e tij duke shpëtuar klubin në garën për mbijetesë.

Kështu, deri në fund të këtij sezoni, rroga do të paguhet 60% nga Sampdoria dhe 40% nga Troino, me parametrat financiarë që nuk do të ndryshojnë në krahasim me atë që përfitonte te torinezët. Nëse në fund të sezonit, mbijetesa do të jetë e siguruar, atëherë Torino do të shpëtojë nga rroga e tij për një tjetër vit dhe Sampdoria do të nënshkruajë me Xhampaolon një kontratë dyvjeçare prej 1,2 milionë eurosh në sezon.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"