Sampaoli injoron Ikardin e Dibalën: S’janë për Botëror, kombëtarja më shumë e Mesit se e imja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 23, 2018 | 10:43

Sampaoli injoron Ikardin e Dibalën: S’janë për Botëror, kombëtarja më shumë e Mesit se e imja

“Mario Balotelli me gusta mucho”. Mario Baloteli më pëlqen shumë: e thënë nga një trajner që ka si fat të stërvisë Leo Mesin, Gonzalo Higuainin, Sergio Agueron, Mauro Ikardin e Paulo Dibalan nuk është një frazë që vlen pak.

Sampaio

Në prag të Itali-Argjentinë, në konferencën për shtyp të stadiumit të Mançester Sitit, Horge Sampaoli, tekniku i bardhekaltërve, ka rrëfyer admirimin për sulmuesin e Nisës: “Më pëlqen shumë pasioni i Balotelit dhe ndjesitë që ai përcjell në fushë. Në skuadrat e mia do ketë gjithmonë vend për një lojtar si Mario”.

KOLEKTIVI – Fjalë “të arta”, pra, për ish-lojtarin e Interit e Milanit. Por Sampaoli, ndërkaq, ka “ngelur në klasë” dy nga bomberat e tij më produktivë: Mauro Ikardi e Paulo Dibala, mesa duket, nuk do ndjekin nga televizioni vetëm Argjentinë-Itali, miqësore në program mbrëmjen e sotme ora 20:45, por me shumë mudnësi edhe Botërorin.

Sampaio2

Fjalët e vetë Sampaolit nuk lënë hapësira të mëdha për interpretim; Rusia ”  duket larg për dy “yjet” e Serisë A: “Paulo (Dibala) është një lojtar që gjeneron shumë pikë për skuadrën dhe ia ka dalë mbanë të bëhet një figurë e rëndësishme në futbollin botëror. Por, nuk po ia del mbanë që të integrohet në skuadër, ose ne nuk kemi qenë të aftë që t’i gjejmë pozicionin e tij të duhur”. Me të mbaruar me sulmuesin e Juves, kalon te kapiteni zikaltër:

“Nuk e përjashtoj, por duhet të përqendrohemi te lojtarët që kanë raportin më të mirë me pjesën tjetër. Ishte ‘i përzgjedhuri’, por me kalimin e kohës dhe të ndeshjeve kuptuam se kishte shumë diferenca mes asaj që ka dhënë tek Interi dhe çka po jep këtu. Nuk kemi kohë për të pritur”.

Sampaio3

Sampaoli, gjithsesi, u shpreh se po vlerëson ende se kë do të marrë me vete në Rusi, pasi nuk e ka akoma të qartë listën në mendje: “Pas këtyre dy miqësoreve do të kemi një panoramë më të qartë për sa i përket lojtarëve që po kërkojmë. Përtej rezultateve, dua që këto ndeshje të më ndihmojnë të heq dyshimet që kam.”

Mesi

KAPITULLI MESI – Sampaoli, në mbyllje, u shpreh për një aspekt thelbësor të Kombëtares së tij: Lionel Mesin. “Po kalon një fazë pjekurie dhe na ndihmon shumë. Prania e më të mirit në botë i jep siguri gjithë skuadrës. Nuk fshihem: kemi mes kandidatëve për trofeun. Trajnerët na respektojnë, rivalët na druhen: historia e Argjentinës është kjo”.

Përgatiti: LEDIO NASE

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"