Sampaoli do ndryshojë skemë, populli i bën ekipin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 19, 2018 | 9:31

Sampaoli do ndryshojë skemë, populli i bën ekipin

Argjentinë e demoralizuar, por mbi të gjitha një Argjentinë e frikësuar, së cilës nuk i falet më asnjë hap fals. Skuadra e Horge Sampaolit u kritikua shumë pas debutimit me një barazim 1-1 kundër Islandës, në të cilën ishte sërish Lionel Mesi që u vu në shënjestër, duke qenë se penalltia e gabuar prej tij u mohoi suksesin bardhekaltërve.

argj

Gjithsesi, më shumë sesa “pleshti”, nën akuzë u vu trajneri i kësaj kombëtareje, i cili bëri disa zëvendësime që nuk u pëlqyen absolutisht, duke qenë se nëse për Dibalën nuk kishte asnjë sekondë lojë, për një bomber me eksperiencë si Higuain pati vetëm 6 minuta. Sigurisht që duke parë se sa shumë janë të lidhur me bluzën e kombëtares, argjentinasit kanë pasur një dyndje prej 50 mijë mesazhesh në drejtim të uebsajtit të federatës, ku ka qenë populli ai që i ka dhënë indicie Sampaolit për skuadrën e ndeshjes ndaj Kroacisë, e cila do të luhet më datë 21. Dhe populli ka vendosur që të zgjedhë ekipin e… popullit, por duke kërkuar edhe një ndryshim skeme dhe indiciet nga stërvitja e djeshme konfirmuan se mesazhi i ka ardhur i qartë trajnerit.

Sampaio3

Horge Sampaoli ka vendosur që të hedhë në fushë nga minuta e parë Pavonin dhe të ulë në stol Di Marian, duke parë efikasitetin e pakët që ai pati në sfidën e parë. Ndërkohë, skema do të ndryshojë nga 4-3-3 në një ekip më kuadrat, më kompakt, në një 4-4-2 ku Mesi dhe Aguero do të jenë në vijën e sulmit, por me urdhrin specifik se “pleshti” nuk duhet të kthehet deri në mesfushë që të marrë topin dhe ta lëvizë atë. Nga provat e djeshme, sërish asnjë shenjë nga dy juventinët, Higuain dhe Dibala, që edhe për sfidën kundër Kroacisë, e kanë të “salduar” pankinën, një 90-minutësh ku për Argjentinën fitorja është një detyrim, ndryshe me një pikë në renditje rrezikojnë eliminimin

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"