Salmakers pas barazimit në “San Siro”: Pësuam një gol budalla, jemi të zhgënjyer

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 4, 2023 | 11:02

Salmakers pas barazimit në “San Siro”: Pësuam një gol budalla, jemi të zhgënjyer

Milani nuk arriti të merrte më shumë se 1 pikë me Kremonezen në “San Siro” në ndeshjen e vlefshme për javën e 33-të të Seria A. Pas sfidës, mesfushori Aleksis Salmakers foli për median italiane “DAZN”.

gettyimages-1229310601-2048x2048-1

“Në pjesën e parë kishim mentalitetin dhe qëndrimin e duhur, krijuam raste dhe mbyllëm shumë prapa, por pjesën e dytë nuk bëmë atë që duhej, të sulmonim më shumë dhe të ecnim më shpejt përpara. Pësuam një gol paksa budalla, i cili e vendosi lojën në një mënyrë të keqe”.

Pse nuk arritët të fitonit?

“Ne patëm shanset, por nuk e mbajtëm vetëm ne topin. Ne gjithashtu duhet të materializojmë atë që nuk bëmë”.

Keni biseduar pas 4 barazimeve në 5 ndeshje?

“Po, sigurisht. Pas çdo ndeshje ne rishikojmë gjithçka që mund të kishim bërë më mirë me trajnerin, ai e bën mirë këtë punë. Megjithatë, çdo ndeshje është e ndryshme, ne jemi pak të zhgënjyer sepse donim të fitonim”.

A është e njëjtë vëmendja kur ka qarkullim të futbollistëve?

“Ne jemi të gjithë profesionistë dhe duhet të bëjmë më të mirën kur futemi në fushë: kush hyn, kush luan… Asgjë nuk ndryshon. Të gjithë duhet të japin 100% dhe kjo është ajo që po bëjmë.”

A peshon edhe më shumë të kesh barazim kur të gjithë kanë fituar?

“Sigurisht. Për ne, Championsi është në njërën anë, por ne duam të bëjmë mirë edhe në Serie A, kjo është e rëndësishme. Duhet të tregojmë se mund të marrim pikët në këto 5 ndeshje për të bërë diçka të mirë vitin e ardhshëm”, deklaroi ai.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"