Salla të kyçura, Shqipëria shkon me handikap në Portugal

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 24, 2020 | 13:55

Salla të kyçura, Shqipëria shkon me handikap në Portugal

Kombëtarja Shqiptare e basket bollit për meshkuj ka fluturuar dje në drejtim të Portugalisë, aty ku do të zhvillojë dy ndeshje të vlefshme për paraeliminatoret e Kampionatit Botëror 2023. Kuqezinjtë e trajnerit Afrim Bilali do të luajnë dy takime në Matosinjos të Portugalisë, qyteti ku të mbahet faza e grumbullimit për grupin A.

Kombetarja e basketbollit

Më 26 nëntor në orën 17:30 Shqipëria do të përballet me Bjellorusinë, ndërsa më 28 nëntor në orën 19:00 sfidon Portugalinë vendase. Por Kombëtarja e basketbollit vjen në këto sfida në një prej situatave më të pazakonta dhe më paradoksale, pasi siç dihet jemi i vetmi vend në Europë, i cili ende vazhdon t’i ndalojë aktivitetet sportive në salla të mbyllura për shkak të pandemisë.

Të gjithë lojtarët e Superligës kanë që prej muajit mars që nuk zhvillojnë asnjë ndeshje zyrtare, duke bërë që përfaqësuesja të paraqitet me një handikap të madh në raport me kundërshtarët. Aq më tepër që prezenca në këto ndeshje paraeliminatore ishte në rrezik të madh, ku mjaftojmë të kujtojmë faktin që vetëm disa javë më parë Kombëtarja e femrave nuk udhëtoi drejt Turqisë për ndeshjet e saj eliminatore.

Kujtojmë që të gjithë lojtarët së bashku më stafin kanë bërë 2 tamponë në 7 ditët e fundit, duke përmbushur kushtin e detyrueshëm dhe të panegociueshëm të pjesëmarrjes në eventet e FIBA-s.

Për sa i preket situatës në grup, Kuqezinjtë e Bilalit deri tani regjistrojnë një fitore ndaj Qipros dhe një humbje ndaj Portugalisë në 2 ndeshjet të zhvilluara, teksa renditen të tretët me pikë të barabarta me portugezët. Ndërsa grupi kryesohet nga Bjellorusia me 2 fitore. Kujtojmë që në raundin e dytë kualifikohen dy vendet e para. Ndeshjet paraeliminiatore do të mbyllen në shkurt të vitit 2021, ku Shqipëria do të përballet me Qipron dhe Bjellorusinë.

ARTIN LLESHAJ – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"