Salihi rigjen golin tek Nojshtadi, austriakët kthehen tek fitorja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 1, 2017 | 22:07

Salihi rigjen golin tek Nojshtadi, austriakët kthehen tek fitorja

Hamdi Salihi ka rigjetur golin në ligën e dytë austriake, në fitoren që ekipi i tij Nojshtad, mori ndaj BË Linz, me rezultatin 6-3.

salihi

Shkodrani shënoi golin e 3-të të skuadrës, në minutën e 35-të, gol i cili riktheu në avantazh ekipin e tij, duke e çuar përkohësisht rezultatin në 3-2.

Salihi luajti 90 minuta të plota në këtë ndeshje, dhe arriti të shënojë golin e 15-të në Austri. Nojshtadi u rikthye gjithashtu tek fitoret, dhe kapi kreun, me 38 pikë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"