Salihi realizon dopietë në kampionat, vetëm 1 gol larg kryegolashënuesit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 24, 2018 | 20:33

Salihi realizon dopietë në kampionat, vetëm 1 gol larg kryegolashënuesit

Bomberi shkodran, Hamdi Salihi u rikthye te goli në kampionatin austriak. 34-vjeçari gjeti rrugën e rrjetës 2 herë në sfidën ndaj Austra Lustenau që përfundoi me rezultatin e barabartë 2-2.

Salihi22

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin e barabartë 1-1. Miqtë kaluan të parët në avantazh në minutën e 2-të, ndërsa Salihi barazoi shifrat. Në pjesën e dytë ishte përsëri Austria e Lustenaut që gjeti golin e avantazhit, por vetëm 6 minuta zgjati avantazhi, pasi ishte përsëri bomberi shkodran që barazoi shifrat nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 60-të.

salihi

Me dopietën e sotme, Salihi shkoi në kuotën e 19 golave, një më pak se Çabi që kryeson listën e golashënuesve. Me barazimin e sotëm, skuadre e Nestadt u ngjit në kuotën e 51 pikëve dhe aktualisht ndodhe e pozicionuar në vendin e 4-t.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"