Salihi: Na mungon Shkëmbi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 26, 2016 | 9:28

Salihi: Na mungon Shkëmbi

Për Hamdi Salihin nuk ka shumë rëndësi nëse ishte gol apo autogol. Sulmuesit i mjafton vetëm fakti që topi shkoi në rrjetë dhe Skënderbeu mbetet ende në krye. salihiGjatë intervistës së dhënë pas ndeshjes për “Supersport” shkodrani deklaroi se pa Shkëmbin e ka më të vështirë, jo vetëm ai, por i gjithë ekipi. Sipas bomberit, prezenca e kapitenit në fushë për të përkthehet me më shumë topa për gol.

Gol apo autogol, Salihi…?

Kemi shtyrë këmbët e njëritjetrit. E rëndësishme është që topi shkoi në rrjetë. Pak rëndë- si ka se kujt i mbetet goli. Fitorja e sotme ndaj Tiranës a mund të merret si sinjal që ky është sërish viti i Skënderbeut për titullin? Kjo fitore duhej shumë. Ndaj Tërbunit, edhe po të fitonim 8-0, nuk është se do ta thoshte kush “bravo ju qoftë”. Kurse ky trepikësh tregon se e meritojmë kreun dhe elozhet. Ndoshta njerëzve u duket se kemi rënie, apo se nuk po luajmë mirë. Mirëpo, duhet të dini se si ne ashtu edhe Partizani, kemi një presion të jashtëzakonshëm, pasi e dimë që s’mund të gabojmë. Pas humbjes me Tërbunin, u zhvillua një mbledhje. Çfarë u diskutua? Mbledhja ishte për t’i kujtuar gjithsecilit që vazhdojmë të jemi në vendin e parë dhe jemi sërish më të mirët. Kur i keni shënuar Tiranës nuk keni festuar, por këtë herë ishte festa demonstrative dhe me puthje madje. Pse vepruat ashtu? Po të ishte një situatë tjetër nuk do gëzoja, por ashtu si shkoi loja s’e shmanga. Tirana është pjesë e zemrës sime dhe shpresoj që një ditë të rikthehem këtu dhe të ngre trofe bashkë me Tiranën. Do ta vazhdoni gjatë karrierën? Karrierën e vendosim këmbët e mia dhe fuqitë. E ndien veten më mirë Salihi, kur pas tij është edhe Shkëmbi? Jo vetëm unë, por i gjithë ekipi e do Shkëmbin në fushë. Është luks, ndaj edhe unë do ta doja gjithnjë, pasi me të kam siguri më tepër që mund të marr topa goli. Por fakti që herë pas herë mungon, nuk varet nga unë, por nga skemat e lojës që trajneri mundohet të bëjë. Shkëmbi i ka pranuar me profesionalizëm të jashtëzakonshëm. Kush është rivali më i vështirë që keni hasur deri më tani? Partizani. Ekip që vështirë mundet dhe e meriton pozicionin ku është. Kush është më i rëndë- sishëm Salihi për Skënderbeun, apo Sukaj për Partizanin? Ndoshta Sukaj për Partizanin, se Skënderbeu ka shumë kualitete që mund të zgjidhin lojën. A i keni dërguar mesazh urimi Sukajt, meqenëse shënoi i pari sot? Jo, t’ju them të drejtën. Nuk kemi mbajtur kontakte. E uroj sa herë takohemi, por nuk ngacmohemi me telefon apo rrjete sociale.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"