Salihi: Më vjen keq që e kam lënë futbollin me këtë atmosferë, lojtarëve u kemi thënë që…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 17, 2019 | 20:08

Salihi: Më vjen keq që e kam lënë futbollin me këtë atmosferë, lojtarëve u kemi thënë që…

Ndihmësi i Edi Rejas në stafin e Kombëtares, Hamdi Salihi, foli për mikrofonët e “Supersport” para ndeshjes me Francën.

hamdi salihi

Shkodrani u shpreh se stafi ka punuar shumë me aspektin psikologjik me lojtarët, që të mos humbin përqendrimin ndaj “gjelave”.

Çfarë ndodhi brenda dhomave?

Pjesën më të madhe të përgatitjeve, jemi fokusuar te pjesa psikologjike. Edhe ata njerëz janë, ndikohen nga ky stadium dhe kjo atmosferë. E kanë merituar ata tifozë dhe lojtarët. Të jenë të përqendruar të ndihmojnë njëri-tjetrin, dhe të mos e kenë mendjen te gjërat e tjera.

Sa i mungon një Salihi kampionatit?

Nuk mund të them sa i mungoj unë, por sa më mungon mua e luajtura. Di ta them këtë, dhe kur shoh stadiumin, dhe më vjen keq që e kam lënë futbollin.

Kë sheh nga lojtarët në gjurmët e tua?

Ata që kemi janë më të miër se unë, futbolli shkon në rritje, si në aspektin fizik, dhe atë teknik. Lojtarët janë të formuar, dhe do bëjnë më shumë karrierë. Tani, duhet të bëjmë ato që kemi bërë në stërvitje. Do jetë një luftë sot për ekipin tonë. duhet të luftojnë për çdo top. Kur të gabojë njëri, duhet ta ndihmojë tjetri. Tifozët më mungojnë, por jam i kënaqur që jam këtu.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"