Salihi luan 70 minuta në debutimin e tij në Austri, fitore ndaj ish-skuadrës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 21, 2017 | 22:46

Salihi luan 70 minuta në debutimin e tij në Austri, fitore ndaj ish-skuadrës

Hamdi Salihi ka luajtur 70 minuta në debutimin e tij me skuadrën e Viner Nojshtad në ligën e dytë të Austrisë. Sulmuesi shqiptar e filloi si titullar takimin në transfertë ndaj ish-ekipit të tij Riedit, por nuk arriti të gjente rrugën e rrjetës.

Salihi Kombetare

Megjithatë Viner Nojshtad e filloi me fitore kampionatin e këtij sezoni teksa arriti të merrte tri pikët falë triumfit minimal me golin e Hager në minutën e 32-të.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"