Salihi, edhe Frankfurti bën ofertë
Sport e Premte, Janar 27th, 2012Hamdi Salihi është kërkuar së fundmi edhe nga skuadra gjermane e Eintraht Frankfurt. Lajmi bëhet i ditur nga mediat e këtij vendi, të cilat saktësojnë se klubi gjerman ka bërë një ofertë të parë, por nuk ka nisur ende tratativat me lojtarin. Duke qenë se kjo skuadër militon në Bundesliga 2, mendohet se sulmuesi shqiptar mund edhe të mos pranojë që të shkojë te kjo skuadër. Gjithsesi, për momentin edhe drejtuesit e Frankfurtit nuk duket se kanë gjithçka në rregullt, pasi para se të bëjnë një ofertë konkrete ndaj lojtarit, duan që ta shesin mesfushorin brazilian, Kaio Sesar. Ky i fundit është kërkuar nga skuadra e Austrias së Vjenës dhe me largimin e tij, gjermanët do mësyjnë menjëherë për të siguruar shërbimet e Salihit. Kujtojmë se te kjo skuadër në të shkuarën ka luajtur edhe Ervin Skela.
Me shume nga kjo kategori:
- Salihi: Në SHBA, prej parave
- “Jemi Bajern, Bazeli t’i harrojë ‘djajtë’”
- Ferguson: ‘Po dola në pension, do shes qumësht’
- Sporti nga bota
- Lala, si Hamleti: Të kthehem apo jo, kjo është çështja
- Mazarri, presion Çelsit: Të pres me 60 mijë tifozë
- “Te Vllaznia ka klane, s’rinovoj”
- Klaudio Ranieri: Nuk m’i plotësuan kërkesat
- Murinjo i trembet acarit rus: Do kemi probleme
- Premtimi i Shaqirit: Do t’u shënoj bavarezëve




























