Salihamixhiç përplaset me Kovaçin për penalltinë: Arbitri nuk e…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 20, 2018 | 12:02

Salihamixhiç përplaset me Kovaçin për penalltinë: Arbitri nuk e…

Hasan Salihamixhiç ka protestuar ashpër për penalltinë e munguar për Bajernin në minutat e fundit, madje është përplasur edhe me atë që do të jetë krahu i tij i djathtë prej ndeshjes së radhës, Niko Kovaç. “Ndoshta arbitri nuk e pa faullin, por lojtarit tonë i goditën këmbën. Ishte një penallti e pastër. Ne duhet t’i kishim shënuar rastet që patëm.

39905605_303

Në pjesën e parë patëm 4-5 shanse të mira, por nuk i shfrytëzuam. E dominuam ndeshjen. Por na mungon ajo penallti që mund ta kishte çuar ndeshjen në 2-2 dhe më pas në shtesë. Atje mund të ndodhte gjithçka. Përplasja me Kovaçin? Ndodhi në gjaknxehtësi e sipër”, tha për “ARD” drejtori sportiv i Bajernit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"