Salihamixhiç me dorë të hekurt, sherr me lojtarin e Bajernit në restorant

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 30, 2020 | 15:40

Salihamixhiç me dorë të hekurt, sherr me lojtarin e Bajernit në restorant

Nga një nxënës, në shefin e ardhshëm të Bajernit. Hasan Salihamixhiçit iu desh të punonte fort për të fituar respektin si drejtor sportiv në Mynih. Në të njëjtën kohë, ish-kampioni i bavarezëve po bie në sy për dorën e hekurt që ka në negociatat me lojtarët. Në klub, boshnjaku kujton shumë ish-presidentin Hënes. Rasti më i fundit është çështja e kontratës së David Alabës.

hasan-salihamidzic-600

Mbrojtësi austriak është takuar shpesh me Salihamixhiçin përmes menaxherit të tij Pini Zahavi dhe babait të lojtarit, Xhorxh Alaba. Në fund të qershorit janë mbajtur bisedimet e fundit për zgjatjen e kontratës së 28-vjeçarit, e cila skadon në 2021-shin. Në restorantin “Bogenhauser Hof”, në Mynih, ishin të pranishëm shefi i bordit, Karl-Hainc Rumenige dhe Salihamixhiç, i cili ftoi dy përfaqësuesit e Alabës për darkë. Por ajo darkë u prish prej kërkesave të lojtarit për një rrogë mbi 20 milionë euro.

alaba

Shefat e Bajernit reaguan të shokuar se si mund të mendohej për shifra të tilla në këtë kohë krize prej Koronës. Zahavi këmbënguli se paratë do të vinin më vonë për klubin pas sukseseve të lojtarit, por Salihamixhiç kishte shpërthyer, duke i thënë nëse e mendonte seriozisht diçka të tillë. Prej atij momenti nuk u fol më për para, por as për kontratë të re.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"