“Salcburgu bëri një ndeshje të mirë”, Salah: Pasi na barazuan, e vështirë të luaje kundër tyre

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 3, 2019 | 16:32

“Salcburgu bëri një ndeshje të mirë”, Salah: Pasi na barazuan, e vështirë të luaje kundër tyre

Liverpuli fitoi 4-3 ditën e djeshme kundër Salcburgut, në ndeshjen e vlefshme për fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.liverpul

“The Reds” rrezikuan shumë teksa u barazuan nga kundërshtari, ndonëse ishte në avantazhin e trefishtë.

Mohamed Salah pranon se Salcburgu i hapi shumë telashe Liverpulit, në një ndeshje që dukej se po merrte formën e një shëtitjeje për kampionët e Europës. “Mendoj se Salcburgu bëri një ndeshje të mirë dhe pasi shënuan tre golat, u bë e vështirë të luaje kundër tyre. Ne përpiqemi që të përqendrohemi në çdo ndeshje dhe kur fitojmë me 3 gola diferencë, mendja njerëzore thotë: ‘duhet të shënojë më shumë gola’. Por ata na e bënë të vështirë. Gjithsesi, jam i kënaqur me tri pikët”, tha egjiptiani, i cili komentoi edhe golin e Robertsonit: “Më në fund shënoi. Ai nuk realizon shumë, por punon shumë për skuadrën dhe ne jemi të gjithë të kënaqur për të”.Salah.Keita.Mane.Liverpool.abbraccio.2019.750x450

Edhe Mane pranon vështirësitë ndaj kampionëve të Austrisë: “Salcburgu është një skuadër shumë e mirë. Por në fund ne merituam të fitonim. Për të qenë i sinqertë, e dija sesa të fortë janë, sepse kam luajtur atje për 2.5 vite. Ata nuk dorëzohen kurrë”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"