“Salah të lutem shëno, duhet të shkoj të bëj detyrat”, ja përgjigja brilante e lojtarit të Liverpulit për tifozen e vogël

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 17, 2018 | 14:30

“Salah të lutem shëno, duhet të shkoj të bëj detyrat”, ja përgjigja brilante e lojtarit të Liverpulit për tifozen e vogël

Skuadra e Egjiptit mori një fitore të vuajtur në minutat e fundit përballë skuadrës së Tunizisë e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Afrikës. Ishte Muhamed salah ai që shënoi golin e fitores në minutën e 91-të, duke i dhënë tre pikë skuadrës së tij.

DsJiHChXgAAvuhi

Ndërsa ajo që ka bërë xhiron e rrjetit tashmë është një foto ku në stadium një vajzë e vogël, nxori një parrullë ku shkruhej: “Salah të lutem shëno sa më shpejt, më duhet të shkoj në shtëpi që të bëj detyrat.

Ndërsa në “Twitter” ishte dhe vetë lojtari që la një përgjigje brilante ku thuhej: “U përpoqa të të mundësoja të shkoje herët në shtëpi, më fal që të mbajta në stadium deri në minutën e fundit. Shpresoj që mësuesja jote ta kuptojë situatën”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"