Salah realizoi 100 gola në Premier Ligë, Klop sulmon rivalët: Një cirk!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 13, 2021 | 10:21

Salah realizoi 100 gola në Premier Ligë, Klop sulmon rivalët: Një cirk!

Liverpuli ruan hapin me kryesuesit e Premier Ligës, ndërsa Mohamed Salah festoi golin e 100-të në Premier Ligë. “Reds”-at fitojnë 3-0 në “Elland Road” përballë Lidsit, por festën e zbeh dëmtimi i rëndë i mesfushorit Harvi Eliot: u dyshua për kavilje të thyer pas një ndërhyrjeje të Paskal Struijkut (arbitri i tregoi kartonin e kuq).

klop

Por deri në dëmtimin e 18- vjeçarit skuadra e Klopit e kishte zgjidhur ndeshjen. Salah ishte në vendin e duhur për të shtyrë topin në rrjetë pas krosimit të ulët të Arnoldit në minutën e 20-të, ndërsa Fabinjo shënoi golin e dytë pas një goditje këndi 5 minuta pas nisjes së pjesës së dytë.

Sadio Mane humbi shumë raste, por i shleu gabimet e tij në minutën e 92-të kur vulosi përfundimisht rezultatin. Liverpuli ngjitet në kuotën e 10 pikëve në krye, por falë golavarazhit më të keq sesa Junajtidi dhe Çelsi i sheh rivalët përpara në klasifikim.

KLOP – Trajneri Jyrgen Klop, i cili tha se shpreson që kavilja e Eliot thjesht të ketë dalë dhe se ai është në spital, ka sulmuar edhe njëherë rivalët për shpenzimet e tyre të çmendura në merkato duke nënvizuar se nuk dëshiron të bëhet pjesë e një cirku. “Unë firmosa për t’i bërë gjërat në këtë mënyrë dhe kam qenë i suksesshëm.

Ne kemi fituar disa trofe duke i bërë gjërat në të njëjtën mënyrë, por pastaj na pyesin pse nuk shpenzojmë? Është gjithnjë e njëjta histori. Nuk është aq spektakolare sa klubet përreth nesh, por unë nuk mund ta ndryshoj këtë. Nuk mund të bëjmë merkato vetëm për të qenë pjesë e një cirku”

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"