Salah një përbindësh, nuk u ka shënuar vetëm dy ekipeve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 13, 2018 | 13:11

Salah një përbindësh, nuk u ka shënuar vetëm dy ekipeve

Mohamed Salah ndoshta mund të mos jetë në nivelet e vitit të shkuar, por kontributi i tij nuk po mungon aspak. Sulmuesi egjiptian është ende larg 44 golave të sezonit të shkuar, megjithatë ai ka lënë shenjën e tij në gjysmën e ndeshjeve të luajtura deri tani këtë sezon (6 gola në 12 prezenca), përveç dopietës ndaj Yllit të Kuq të Beogradit në Champions.

salah

Janë shifra që i lejojnë Liverpulit që të ruajë pozicionin në zonat e larta të klasifikimit, vetëm dy pikë larg Sitit kryesues. Fundjavën e fundit, “reds”-at dolën fitues në sfidën kundër Fulhamit. 2-0 rezultati final, i zhbllokuar në fund të pjesës së parë pikërisht nga Momo, i cili i shndërroi “Cottagers” viktimën e tij të 19-të në kampionat.

Ish-sulmuesi i Romës u ka shënuar nga një gol të paktën të gjitha ekipeve kundërshtare në Premier, me përjashtimin e vetëm të dy klubeve: Mançester Junajtid dhe Suonsit. Kundër “djajve” ndeshja e këtij sezoni nuk ka ardhur ende, ndërsa në sezonin e fundit skuadra e Klopit mori vetëm një pikë në dy përballjet.

Salha

Ndërsa kundër uellsianëve, Salah ka arritur vetëm një fitore dhe një humbje dhe ka arritur të japë vetëm dy asiste. Rënia e tyre në Championship nuk i lejon numrit 11 që t’i ndëshkojë këtë sezon. Por, ai do ta ketë shansin ta rrisë numrin e viktimave të tij me të vetmin formacion që ka mbetur në apel për t’u përballur, kundër Uolverhemptonit (21 dhjetor).

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"