Sakrifikoi për ekipin, Abrashi: Pata besim se do ta fitoja penalltinë. Mungesa ime me Bjellorusinë? Kemi shumë lojtarë të mirë, do të fitojmë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 15, 2020 | 20:18

Sakrifikoi për ekipin, Abrashi: Pata besim se do ta fitoja penalltinë. Mungesa ime me Bjellorusinë? Kemi shumë lojtarë të mirë, do të fitojmë

Mesfushori i Shqipërisë Amir Abrashi beson se kombëtarja do të fitojë ndaj Bjellorusisë edhe pse ai do të mungojë për shkak të kartonëve. Për “Supersport”, mesfushori kuqezi tregoi ekipi ka  mjaft lojtarë të mirë që mund të luajnë në pozicionin e tij.
abrashiii

Ai i bëri apel ekipit të shënojë më shumë.

“Ndeshja me Kazakistanin – Unë jap maksimumin të jap ndeshjen. Ka për të qenë finale e vogël me Bjellorusinë. Komplimente ekipit për fitoren.

Penalltia me kokë – Aty thashë, të futem të fitoj duelin. Kur ke besim, dalin rastet. Më vjen mirë që ndihmova ekipin.

Faulla të fituar – E dimë lojën që kemi bërë atje. E di që duhet të fitojmë duelet. Kemi patur shumë raste, duhet të shënojmë më shumë.

Mungesa në Bjellorusi – Kam besim se do fitojmë, kemi shumë lojtarë të mirë të luajmë këtu. Kemi djem të tjerë që do të japin maksimumin me Bjellorusinë”, u shpreh Abrashi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"