Sakrifica e talentit 16-vjeçar, çdo ditë Fier-Vlorë për futbollin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 18, 2018 | 16:30

Sakrifica e talentit 16-vjeçar, çdo ditë Fier-Vlorë për futbollin

Orejel Murati është një prej talenteve që po rritet tek Akademia e Flamurtarit. Ai ka lindur në Fier më 10.01.2002. Një talent i ardhur nga ekipi i Apolonisë, sot është pjesë e skuadrës U-17 të Flamurtarit. Ai po lë gjurmë në kampionatin e këtij viti me aftësitë fizike dhe shpejtësinë natyrale me parametra të larta dhe të admirueshme. Murati ka arritur të shënojë 9 gola në fazën e parë.

orjel murati

Ai bën një punë të vazhdueshme, ndërsa sakrifica që bën çdo ditë teksa udhëton nga Fieri në drejtim të Vlorës është shumë e madhe. “Falënderoj trajnerin Idrizi dhe djemtë për mbështetjen dhe ngrohtësinë. Unë e dua futbollin dhe natyrisht edhe sakrifikoj për të, duke ardhur nga Fieri në Vlorë çdo ditë”, shprehet Murati në prononcimin e tij për gazetën “Panorama Sport”. E. Sika

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"