Sakrifica e Bruno Telushit për Partizanin, luajti edhe pse ishte…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 17, 2018 | 11:56

Sakrifica e Bruno Telushit për Partizanin, luajti edhe pse ishte…

Bruno Telushi ka treguar edhe një herë së nuk dorëzohet lehtë, madje dje ai ka sakrifikuar shumë vetëm e vetëm që të mos e linte në baltë Partizanin. Vlonjati ka qenë me temperaturë të lartë gjatë ditës së djeshme, e cila ka shkuar deri në 39 gradë.

41869871_923071524553911_4419110594091679744_o

Por Telushi ka insistuar që të luajë në këtë takim dhe me vetëdije ka sakrifikuar vetëm e vetëm që të ndihmojë “demat”. Madje, në pushim të ndeshjes, lojtari ka pasur edhe dridhje nga ethet, por sërish nuk ka pranuar që të zëvendësohet, në mënyrë që t’i shkojë deri në fund sakrificës. Gjatë pjesës së dytë, në disa raste mesfushori është parë duke mbajtur duart në mes dhe shtrënguar dhëmbët, që në pamje të parë të jepte përshtypjen se kishte marrë ndonjë goditje, por e vërteta ka qenë ndryshe. Ndonëse me ethe, Telushi është mundur të zhvillojë një ndeshje të kënaqshme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"