“Saki i pari që më uroi për Shqipërinë”, flet Panuçi: Guardiola më ka ftuar të…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 26, 2020 | 22:30


“Saki i pari që më uroi për Shqipërinë”, flet Panuçi: Guardiola më ka ftuar të…

Kristian Panuçi ka dhënë një intervistë për mediat italiane, duke dhënë mendime për përfundimin e Serisë A, por edhe duke zbuluar detaje interesante mbi aventurën te Shqipëria apo edhe karrierën si futbollist.

panuci

A është i pasur sot Kristian Panuçi?

Mund të them se nuk i kam bërë paratë rrush e kumbulla. Kam ndjekur mësimet që Arideo Braida më dha në kohët e Milanit. Ai më këshillonte të ndiqja artin, por edhe gjëra të tjera. Kur kishim kohë të lirë, më çonte nëpër ekspozita, por për paratë më shtynte të investoja në pasuritë e patundshme.

Po ju si baba, si silleni?

Kam një djalë 19 vjeç që ëndërron të bëhet avokat, ndërsa unë në moshën e tij i dhurova një shtëpi familjes sime, të cilët deri në atë moment jetonin me qira në një apartament prej 50 metrash katrorë. Lotët e tim eti kur po nënshkruanim te noteri janë kujtimi më i bukur që kam. I keni ende dorezat që Valter Zenga ju dhuroi në derbin tuaj të parë? I mban nëna ime. Gjërat e vyera ia jap asaj e cila nuk humb asgjë.

Përvojën e fundit e patët me Shqipërinë. Çfarë do të bëni tani?

Jam në pritje të propozimit të duhur. Pep Guardiola më ka ftuar që të ndjek stërvitjet e tij, por nuk dua ta shqetësoj. Ai është një mjeshtër në zanatin tonë.

kristian panuci

E të mendosh që ju nuk keni pasur një raport të mirë më trajnerët tuaj…

Me Sakin nuk e gjenim kurrë gjuhën e dialogut e megjithatë mesazhin e parë pasi u emërova te Shqipëria e mora pikërisht prej tij. Edhe me Spaletin kam mbetur në kontakt. U jam mirënjohës të gjithëve, përfshirë edhe Marçelo Lipin.

Kapelo, mentori juaj, e kritikon lojën e Interit. Ju si mendoni?

Unë shoh punën time.

Atëherë na thoni kush do të fitojë kampionatin e Serisë A?

Më duhet të theksoj se Juvja vetëm mund ta humbasë. Më pas, në listë vendos Interin, Milanin dhe Romën. Janë shtatë skuadra që synojnë katër vendet e para e mund të ndodhë gjithçka.

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/