Saki analizon derbin: Ja kujt duhet t’i besojë Gatuzo, këto ndeshje janë për…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 20, 2018 | 11:22

Saki analizon derbin: Ja kujt duhet t’i besojë Gatuzo, këto ndeshje janë për…

Forma dhe ecuria e ekipeve premtojnë shumë për ndeshjen e nesërme, por sipas Arrigo Sakit, kush kërkon fitoren, duhet të mos ketë frikë. Në analizën e tij, ish-trajneri ka theksuar:

Arrigo Saki

“Nuk bëj dot parashikime sepse nuk njoh formën e lojtarëve që kanë luajtur me kombëtaret. Interi ka më shumë individualitete cilësore, ndaj nëse kuqezinjtë kërkojnë fitoren, duhet t’i parakalojnë rivalët me lojë grupi dhe soliditet. Zikaltrit vuajnë në fazën pa top, ndaj Gatuzo duhet t’i besojë paparashikueshmërisë së Susos dhe instinktit të Higuainit, pacaka se edhe Interi ka një ‘vrasës’ përpara si Ikardi. Derbit janë ndeshje për burra dhe nëse dikujt i dridhen këmbët bën mirë të mos zbresë në fushë. Frika i vret të tilla përballje dhe spektaklin që ato ofrojnë. Pritshmëritë janë të mëdha sepse ekipet kanë ecuri të mira dhe ky është momenti ideal për një sfidë të tillë”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"