Sahiti: Fitore për të gjithë shqiptarët, do vijë një trajner tjetër në krye të Kosovës

Panorama Sport | Gazeta me e shitur sportive ne vend

Postuar: Nëntor 14, 2017 | 10:48

Sahiti: Fitore për të gjithë shqiptarët, do vijë një trajner tjetër në krye të Kosovës

Përfaqësuesja e Kosovës dhuroi spektakël në minutat e fundit, duke fituar 4-3 ndaj Letonisë, në miqësoren e parë të luajtur në Kosovë, pas pranimit në UEFA dhe FIFA. Kosovarët kthyen rezultatin katër herë, duke marrë një fitore të madhe falë golit të Besar Halimit në minutën 4 shtesë. Trajneri që…

Përfaqësuesja e Kosovës dhuroi spektakël në minutat e fundit, duke fituar 4-3 ndaj Letonisë, në miqësoren e parë të luajtur në Kosovë, pas pranimit në UEFA dhe FIFA. Kosovarët kthyen rezultatin katër herë, duke marrë një fitore të madhe falë golit të Besar Halimit në minutën 4 shtesë. Trajneri që drejtoi Kosovën në ndeshjen e djeshme ishte zëvendësi i Bunjakit. Pas sfidës së djeshme, Muharrem Sahiti, u shpreh:

kosova

“Patëm problem në pjesën e parë sidomos në pranimin e golit. Me një mbrojtës 5-3-2 të Letonisë e kishim problem. I pësonim golat shumë lehtë. Krijonim rastet, por nuk shënonim. Jam i gëzuar për këta futbollistë, e patë se si e festuam golin e fitores.

Të gjithë na gëzuan, por besoj edhe shikuesit. Te goli i 4-t, rol të madh pati depërtimi i Lirim Kastratit. Këtë fitore ia dedikojmë popullit të Shqipërisë dhe Albert Bunjakut, të cilin shfrytëzoj rastin t’ia uroj, sepse edhe ai besoj se e ka përjetuar njëlloj”, tha Sahiti që sqaroi se tashmë do të vijë një trajner tjetër në krye të përfaqësueses.






0 Komente Shfaq Komente Fshih komente

Shkruaj nje koment

www.minuta90.com