Saga e çmendur e merkatos/ Merr fund telenovela “Mbape”, ylli francez mbetet te PSG-ja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 1, 2021 | 0:43

Saga e çmendur e merkatos/ Merr fund telenovela “Mbape”, ylli francez mbetet te PSG-ja

Telenovela “Mbape” mbyllet me fund të lumtur për tifozët e PSG-së dhe të trishtë për ata të Realit. Një sagë e çmendur e merkatos, teksa ylli francez ka mbetur në Paris! Presidenti Al Khelaifi dhe drejtori sportiv Leonardo refuzuan të gjitha ofertat e Realit të Madridit gjatë javës, duke mos lejuar që Mbape të transferohej në La Liga.

17

22-vjeçari dëshironte t’i bashkohet madrilenëve këtë verë, por ai respektoi vullnetin e drejtuesve të PSG-së, për të qëndruar. Gjithsesi, Reali nuk ka ndërmend të heq dorë nga shërbimet e yllit francez, teksa do të tentojë të nënshkruajë sezonin e ardhshëm, kur Mbape pritet të dalë lojtar i lirë dhe mund të largohet me parametra 0.


PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"