Sadriu: Te Skënderbeu as nuk e çojmë ndërmend që të luftojmë sërish për të mbijetuar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 7, 2021 | 21:38

Sadriu: Te Skënderbeu as nuk e çojmë ndërmend që të luftojmë sërish për të mbijetuar

Skënderbeu i këtij sezoni është gati dhe ka mbyllur përgatitjet për kampionatin teksa tani është i gjithi i fokusuar për të qenë gati për takimin e parë. Fillimi i punës për ndeshjen e parë me Tiranën në kampionat pritet të fillojë të mërkurën kur i gjithë ekipi të jetë gati dhe të rikthehen edhe të grumbulluarit nga kombëtaret respektive. Një prej shtyllave kryesore të sezonit të kaluar Leard Sadriu mbetet sërish pika e fortë e Skënderbeut në mbrojtje ndërsa tani duket gati për sezonin e ri.

leard sadriu

Në kushte të tilla mbrojtësi kosovar komenton për “Panorama Sport” ekipin e sezonit të ri, i cili për të është i plotë dhe gati për të përballuar të gjithë kampionatin. “Është mbyllur merkatoja dhe tani mund të flasim konkretisht për skuadrën që kemi ndërtuar. Janë lëvizje që skuadrës i kanë dhënë vijimësi të filozofisë për vetë faktin se është ruajtur grupi në pjesën më të madhe të tij. Mund të themi se dhe afrimet kanë qenë cilësore që i japin mundësi skuadrës të risë nivelon nga ajo që kemi treguar një vit më parë. U pa qartë në fund të sezonit të kaluar se cilësitë nuk mungojnë më këtë skuadër. Ndaj edhe për këtë jemi të bindur se mund të shkojë shumë larg nëse luajmë gjithmonë në maksimumin tonë. Padyshim që këtë sezon kemi plane te tjera dhe nuk e çojmë ndërmend që të luftojmë sërish për të mbijetuar në kategori. Klubi ka qëllime të tjera dhe objektiva më madhorë. Ne do të bëjmë çmos të jemi mes katër pesë vendeve të para të kampionatit dhe të shkojmë deri në fund të kupës. Kjo është kërkesa jonë dhe objektivin e kemi mëse të arritshëm”, theksoi fillimisht Sadriu.

SHALA – Padyshim që mbrojtja tashmë është solide dhe e plotë suar me të gjithë elementët e duhur. Ardhja e Shalës në limitet e merkatos duket se ka forcuar më tej këtë repart. Për këtë Sadriu shprehet i lumtur që konkurrenca në ekip është rritur dhe kjo jep mundësi përmirësimi për të gjithë. “Sigurisht që sa më shumë lojtarë cilësorë të bashkohen me skuadrën aq më mirë është për ne. Një lojtar si Shala gjithmonë është i mirëpritur. Ne duam që të bëjmë më të mirën dhe në këto kushte them se ia dalim me këto përforcime”, vijoi Sadriu.

KAMPIONATI – “Ne jemi përballur me disa nga ekipet që kamë pretendime në këtë sezon dhe sigurisht nuk kemi qenë aspak inferiorë ndaj tyre. Këtë e them me bindje dhe me siguri. Nuk kemi pse të ndjehemi më të dobët se të tjerët, pasi me të vërtetë nuk jemi të tillë. E rëndësishme për ne është që në çdo ndeshje të hyjmë si të barabartë ndaj çdo kundërshtari dhe të shohim në sy këdo që kemi para”, mbylli Sadriu.

LLAZI SARO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"