Sadiku zgjedh Instagramin të komentojë kalimin te Levante: Jo gjithmonë kam marrë çfarë meritoja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 1, 2018 | 20:46

Sadiku zgjedh Instagramin të komentojë kalimin te Levante: Jo gjithmonë kam marrë çfarë meritoja

Armando Sadiku, nëpërmjet një postimi në Instagram, ka komentuar hapin e madh që ka bërë në karrierë, me kalimin në La Liga me Levanten. Elbasanasi shprehet se e preiste me kohë një moment të tillë, duke thënë se e meritonte edhe më parë.

sadiku

Ai deklaron se ka punuar gjithmonë, por jo çdo herë ka marrë atë që meriton. Ja dhe postimi i plotë i Sadikut.

Pershëndetje të dashur miq !! Nga sot 1 shkurt jam 1 lojtar i @levanteud ! Do doja të ju falenderoja per mesazhet e shumta dhe urimet që më keni shkruar!! Per mua është një ëndërr që po behet realitet ! Kam punuar shum ndonjeher duke mos marr ate që meritoja Por jam zgjuar edhe kam punuar akoma me shum per te arritur këtu ku jam sot vetëm ato persona që me kan qendrruar pran e di këte dhe i falenderoj shum !!faleminderit familjes time shokëve edhe te gjith shiqiptaret kudo që ndodheni që me keni mëbshtetur gjithmon me komplimente ! Do perpiqem te jap gjithmon 100% per ekipin tim te ri @levanteud . 
#thankyougod ?? AS7

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"